Ftohen studentët e UKZ-së të marrin pjesë në bashkëbisedim me Kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përkatësisht Fakulteti i Shkencave Sociale, ju fton të merrni pjesë në bashkëbisedimin me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu.
🗣️ Tema: “Diplomacia parlamentare, sundimi i ligjit dhe perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës”
📅 Data: 21 tetor 2026
🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Salla A34, UKZ
Studentët do të kenë mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me znj. Haxhiu për rolin e Kuvendit, sundimin e ligjit dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Ftohen studentët, stafi akademik dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.
Ju mirëpresim!










