Gjatë javës Ndërkombëtare u zhvilluan shumë aktivitete, një ndër to edhe ato sportive.
Në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes, u realizua një lojë miqësore e Goallballit loj e të verbërvr, ndërmjet K.G. Gjilani dhe ekipit të Shoqatës Ndërkomunale të të Verbërve nga Ferizaj, ku pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe pjesëtarët e KFOR-it Amerikan dhe KFOR-it Turk.
Ky aktivitet sportiv dëshmoi edhe një herë se sporti është një urë që bashkon njerëzit, tejkalon dallimet dhe promovon vlera të rëndësishme si solidariteti, respekti, barazia dhe bashkëjetesa.
Pjesëmarrja e personave të verbër në aktivitete sportive është dëshmi e vullnetit, përkushtimit dhe potencialit të tyre, ndërsa përfshirja e KFOR-it Amerikan dhe atij Turk i dha këtij aktiviteti një dimension të veçantë të miqësisë dhe bashkëpunimit. Sepse në sport nuk ka barriera kur ka vullnet, respekt dhe zemër të madhe!
Falënderojmë pjestarët e ekipit Kushtrim Shala, Valon Leka dhe Përparim Ahmeti, po ashtu edhe ekipin e KFOR-it Amerikan dhe Turk për pjesëmarrjen dhe kontributin në realizimin e këtij aktiviteti me vlera të veçanta shoqërore.
Ky aktivitet u mundësua nga Drejtoria për Kultur Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit.
Sport për të gjithë mundësi të barabarta, miqësi pa kufij!
#SportiNaBashkon #Gjithëpërfshirja #Barazi #Miqësi #KFOR #PersonatEVerbër
#TetoriITëVerbërve










