Pas largimit të trajnerit Bekim Isufi nga posti i trajnerit të Dritës, gjilanasit kanë nisur menjëherë bisedimet për zëvendësimin e tij.
Burimet e Sportit në KTV bëjnë të ditur se “Bardhekaltrit” nga Gjilani kanë katër opsione për trajnerin e ri, por më seriozët në këtë drejtim janë trajneri Ernest Gjoka dhe Shpëtim Duro, të cilët Drita tashmë i ka kontaktuar dhe janë mbajtur takime me ta.
Zyrtarizimi i drejtuesit të ri të skuadrës, pritet të bëhet të hënën, ndërsa në fundjavë ndaj Feronikelit, ekipin gjilanas do ta udhëheqë dyshja e ndihmëstrajnerëve, Afrim Shahini dhe Shefket Sermaxhaj.