Lodhje, kokëdhimbje, ënjtje të gjymtyrëve janë shenjat të cilat u janë shfaqur disa prej pacientëve të hemodializës në spitalin e Gjilanit.
Krejt kjo situatë është krijuar, pasi ky spital muajin e fundit, përdori disa dializatorë, të cilët nuk përkojnë me peshën trupore të pacientëve që ka ky spital.
Drejtori i Klinikës së Hemodializës, Dërgut Ademi, thotë se kjo klinikë u furnizua me masa të dializatorëve, të cilat nuk i kërkoi, por që ato u erdhën nga Ministria e Shëndetësisë.
Thotë të jetë i njoftuar edhe me shqetësimet dhe ankesat e pacientëve.
Megjithatë, Ademi thotë se po presin që gjatë javës së ardhshme, Ministria të marrë parasysh kërkesat e spitalit.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë, e cila vetëm pas një jave ka vendosur të japë përgjigje për këtë çështje, nuk ka sqaruar se si spitalit të Gjilanit nuk i ishin shkuar porositë sipas kërkesave të bëra.
Spitalit në Gjilan i shkuan gabim dializatorët, kjo u shkakton probleme të reja pacientëve
Ndani këtë artikull