Mbrojtja e shëndetit fillon me kujdesin për veten dhe për të tjerët.
Profesionistët shëndetësorë kanë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit publik. Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më e rëndësishme parandaluese për të zvogëluar rrezikun nga gripi dhe ndërlikimet e tij, veçanërisht te personat më të rrezikuar.
Përmes vaksinimit, profesionistët shëndetësorë kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të tyre, të pacientëve dhe të komunitetit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u bën thirrje profesionistëve shëndetësorë dhe të gjithë personave që u përkasin grupeve në rrezik të vaksinohen kundër gripit sezonal, në përputhje me rekomandimet shëndetësore.
Vaksinohuni sot për një sezon më të sigurt të gripit!
#IKShPK #Vaksinimi #GripiSezonal #ShëndetiPublik #Parandalimi










