KONKURS PUBLIK – Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave
Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:
K O N K U R S P U B L I K
Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan për pozitën:
Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave
– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.
– Numri i kryesve: 4 (katër).
– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.
– Titulli i mbikëqyrësit: Menaxheri i Divizionit për Shërbim me Konsumatorë.
– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).
– Paga bazë: 636.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta
II.I. Kushtet e përgjithshme:
– Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla e mesme.
– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune.
II.II. Kushtet e veçanta:
Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
Të posedojë aftësi të mira komunikimi;
Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
Të ketë njohuri të instrumenteve matëse të ujit;
Të njoh punën me kompjuter si dhe pajisjet mobile të faturimit;
Përparësi është të posedojë patentë shofer kategoria “B”.
III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
Lexon për çdo muaj ose së paku një herë në tre muaj gjendjen e ujit të shpenzuar përmes ujëmatësit;
Ngarkohet me fatura për çdo muaj dhe është i obliguar të bëjë shpërndarjen e tyre te secili konsumatorë;
Njofton konsumatorët që për borxhet e papaguara e të mbetura mund të bëjnë riprogramim duke arritur marrëveshje sipas afatit të përcaktuar të kryerjes së borxheve;
Regjistron për çdo muaj ose së paku një herë në tre muaj gjendjen e saktë të ujit të pijes të shpenzuar përmes ujëmatësit te konsumatorët, sipas evidencës që ka në lokacionin e tij, duke evidentuar në librin-regjistrin e tij;
Regjistron për çdo muaj gjendjen e saktë të konsumatorëve që shpenzojnë ujin e pijes pa ujëmatës (paushall), bënë evidentimin e tyre në lokacionin e tij duke bërë procesverbalin me të gjitha të dhënat, si dhe raporton në Kompani;
Gjatë leximit obligohet të evidentojë përmes procesverbalit raste të zbulimit të ujëmatësve në gjendje jo të rregullt, rastet e kyçjeve të pa ligjshme ilegale, si dhe rastet e konsumatorëve të ri dhe i raporton ato në mënyrë të rregullt çdo ditë duke mbajtur dhe evidencat në librin e tij;
Mbanë përgjegjësi administrative dhe ligjore për saktësinë e gjendjeve në pajisjet mobile të faturimit dhe mosfaturimin eventual në zonën e shërbimit;
Shpërndan vërejtje tek konsumatorët për mos pagesë të borxhit;
Shpërndan kontratat e shërbimeve dhe vendimet nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave te konsumatorët;
Lajmëron prishjet dhe rrjedhjet e ujit të pijes që ndodhin në zonën e shërbimit të tij;
Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij/saj të drejtpërdrejtë;
Për punën e tij/saj i jep llogari dhe përgjigjet Menaxherit të Divizionit të Shërbimit me Konsumatorë.
Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:
Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
Dëshmi të kualifikimit të mesëm shkollor (origjinal ose të noterizuar);
Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional);
Cv (Jetëpëshkrimi);
Dëshmi që posedon patentë shofer të Kategorisë “B” (nëse ka);
Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);
Çertifikatën mjekësore (për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese, e njejta do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm, para se të bëhet nënshkrimi i kontratës së punës).
Aplikimi bëhet online përmes e-mailit zyrtar: puna@kru-hidromorava.com, ku bashkangjiten dokumentet e kërkuara sipas konkursit.
Konkursi publikohet përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë KRU. “Hidromorava” – SH.A., Gjilan, https:// kru-hidromorava.com/konkurse, ku mund të shkarkohet aplikacioni për punësim.
Konkursi do të jetë i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes publike të konkursit, nga data 27.10.2026 deri më 10.11.2026.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara dhe joadekuate do të refuzohen.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
Testi me shkrim – deri në 70 (shtatëdhjetë) pikë;
Intervista – deri në 20 (njëzetë) pikë;
Jetëpërshkrimi (CV) – deri në 10 (dhjetë) pikë.
Kalendari i përafërt i procedurës së rekrutimit:
Testi me shkrim brenda 20 ditëve pas mbylljes së konkursit;
Intervista me gojë brenda 15 ditëve pas përfundimit të testit me shkrim;
Rezultatet përfundimtare brenda 10 ditëve pas përfundimit të procesit të intervistave.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit ftohen për testin me shkrim, si dhe njoftohen për vendin, datën dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.
Shkarko dokumentet
KONKURS PUBLIK – Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave
Aplikacioni punsimit
Postimi tjeter
KONKURS PUBLIK – Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave – Nj.O. Viti
Recent Posts
KONKURS PUBLIK – Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave – Nj.O. Viti
KONKURS PUBLIK – Zyrtar i Kontabilitetit Sintetik
KONKURS PUBLIK – Zyrtar Ligjor
KONKURS PUBLIK – Inxhinier për Planifikim dhe Zhvillim
Adresa
KRU Hidromorava Sh.A. Rr. Vëllezrit Gërvalla, Nr. 71 Gjilan, Kosovë
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës
https://gzk.rks-gov.net
Politika e privatësisë
Qendra e Thirrjeve punon pa ndërprerë 24 orë në ditë.
Për cdo ankesë apo pyetje, na dërgoni email në
info@kru-hidromorava.com
Zyrtar përgjegjës për sinjalizim sipas Ligjit nr.06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve
Personi kontaktues
z.Ilir Uruqi
sinjalizimi@kru-hidromorava.com
Zyrtar për Mbrotjen e të Dhënave Personale në KRU “Hidromorava” Sh.A
Personi kontaktues
z.Valon Maliqi
valon.maliqi@kru-hidromorava.com
Zyrtar përgjegjës për qasje në dokumente publike në KRU Hidromorava Sh.A
Personi kontaktues
z.Valon Ismajli
valon.ismajli@kru-hidromorava.com
Numri kontaktues PA PAGESË është
0800 61 000
Qasja në emaila për stafin
Kliko këtu për qasje.










