Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e minstres së Drejtësisë, Donika Gervalla dhe ministrit te Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Ministri nuk është penalisht përgjegjës për çdo veprim të një zyrtari policor, por është politikisht përgjegjës për politikat, kushtet dhe drejtimin institucional në fushën që udhëheq. Prandaj, sot kërkojmë dorëheqjen e të dy ministrave, ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla-Shwarc, dhe ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Dështime kaq të rënda nuk mund kalojnë pa përgjegjësi politike. Nëse këta dy ministra nuk e ndjejnë e nuk e gjejnë ndërgjegjen dhe përgjegjësinë për ta ndërmarrë vetë këtë akt, atëherë përgjegjësia i kalon drejt për drejt kryeministrit të vendit”, ka thënë .Besa Kabashi – Ramaj .










