Portieri i FC Drita, Faton Maloku, ka folur para përballjes me Vushtrrinë, duke vlerësuar lart klubin gjilanas dhe duke shprehur përkushtimin e tij për të vazhduar rrugëtimin me bardhekaltrit.
Maloku ka theksuar se Drita për të përfaqëson klubin më të madh në vend, ndërsa ka bërë të ditur se vendimi për rinovimin e kontratës nuk ka qenë aspak i vështirë.
“Drita është klubi më i madh në vend dhe nënshkrimi i kontratës së re ishte shumë i lehtë”, është shprehur Maloku.
Deklarata e portierit vjen në prag të duelit me Vushtrrinë, ku Drita synon të vazhdojë me rezultate pozitive, ndërsa Maloku mbetet një nga emrat e rëndësishëm në skuadrën gjilanase.










