Skulptori Avni Xh. Behluli – krijues i përmasave shumëdimensionale…Edhe veprimtar i radhëve të para, në secilën kohë e ngjarje, në sfida e turbullira, kurdoherë kristal…
Kodi dhe identiteti kombëtar dhe autokton i gdhendur në skulpturat e Avni Behlulit, sikur ajo e “Mbretërit dardanë”, paraqet, gjithsesi, lartësinë e krijuesit, i cili në veprimtarinë artistike ka ecje të sigurt, vertikale dhe ngjitje në piedestalin e artit pamor.
Duke shikuar me një frymë filozofike skulpturat e tij, duke dëgjuar shpjegimin e tij analitik dhe argumentues, dhe duke lexuar kronologjinë e krijimtarisë së tij në fushën e arteve, del konkludimi se Behluli është krijues e artist i përmasave polidimensionale… Ai vazhdon t’i jap artit frymën kulmore në rrafshin aksiologjik, krejt të mirëfilltë, të qëndrueshëm dhe ekzistencial, në secilën priudhë kohore. Krijimtaria e tij refleksive na bën me dije se kemi të bëjmë me një erudit të rrallë të artit skulptural dhe përtej… /N.Buzuku/
Shkruan: Jeton Rexhepi
I.
U lind me1960,në Breznicë të Bujanocit. Kreu Akademinë e Arteve në Prishtinë, në Degën e Skulpturës te akademik, Agim Çavdërbasha. Studimet pasdiplomike i përfundoi në “egën e Skulpturës te i njëjti profesor, në vitin 1998 ,në Prishtinë. Në vitin 1998, së bashku me profesorët Nagip Berishën dhe Rasim Vllasaliun themeluan Shkollën e Arteve Profesionlae në Gjilan. Në vitin 2008, Behluli mbajti postin e kryetarit të Shoqatës së Artistëve të Gjilanit. Ka kontribuar në themelimin e Shkollës së Mesme të Artit Pamor në Gjilan.
1.
Fushëveprimtaria e tij artistike është e madhe. Skulptori numëron mbi njëzet ekspozita personale edhe qindëra ekspozita kolektive, gjithandej në botë. Është laureat i disa shpërblimeve dhe vlerësimeve profesionale në fushën e skulpturës edhe vizatimit; është pjesë e monografisë të botuar në vitin 2000, e titulluar “Arti Bashkëkohor i Kosovës”, si dhe “Bibliografia e magjistrave dhe doktorëve të shkencës dhe arteve të Anamoravës”, të vitit 2003. Në vitin 2000, TV Men – dokumentar “Portret krijuesish”, në vitin 2002, përsëri te TV Men – dokumentari “Skulptura prej idesë deri te derdhja e gjipsit” -’ autor Ukshin Zajmi – Gjilan. Në vitin 2004, RTK – dokumentar: Artet Figurative “Skulptori Avni Behluli”- autor Mustafa Ferizi; në vitin 2015, TV 21 – dokumetari: “Bon Bon” – Skulptori Avni Behluli; në vitin 2017 – Youtube – dokumetari “Arti Përballë Artistit” – autor Jeton Rexhepi.
Skulptori Avni Behluli ngërthen një literaturë mjaftë voluminoze në artet pamore në kosovë. Ai ishte student i gjeneratës së parë të profesor Agim Çavdërbashës, dhe njëri ndër skulptorët më në zë në Kosovë.
2.
Fillimet e karrierës profesionale të Behlulit janë teknika e materialit në drugdhendje dhe proporcinalisht të ideuar. Ciklet: “Autobiografia”, “Mbretërit dardanë”, janë copëza të materialeve të përjetuara nga vet autori, por të realizuara në skulpturë prej druri, por që kjo ide shndërrohet në vepër arti skulptural. Edhe në matërialet e tjera është treguar mjaft i suksesshëm si: “Guri”, “Mermer”,”Bronz ” dhe “Metal”, etj.
3.
Skulptura “Mbretërit dardanë”, lartësi 1,50 cm, teknika: dru dhe metal, është vepër e realizuar mjaft mirë në përmbajtje dhe formë, që dëshmon se artisti i qëndron besnik stilit impressionist të ndërtimit skulptural. E gjithë hapësira varion me heqje fillim dhe fund të saj, duke përshkruar një formë të trupit të njeriut dhe qëndrimin në këmbë, forma të gdhendura që imitojnë vitalitetin e një mbreti, dhe shihet qartë se me disa poteza të gdhendur arrinë deri te dalja në pah e elementeve trupore dhe theksimit të saj, duke përcaktuar krejt me lehtësi edhe gjininë.
Koka e mbështjellur me metal të rumbullakët, me disa ndërprerje të drurit të plastifikuar, përshkruan rrugëtimin e një koke të rafinuar. Tutje kompozicioni skulptural – gjetja e elementit tradicional edhe përshtatjes së formës së kokës me elelemnte të një qerre të vjetër, dëshmon talentin dhe përkushtinim ideor dhe kreativ për skulpturat e realizuara në fillim të viteve të para. Sensi i një reliefi nga këmbët deri te gjoksi, ku është edhe trashësia e kësaj verpre, dëshmon kodin e identitetit kombëtar edhe autokton.
4.
“Figura X”, vepër tjetër e rendësishme e realizuar në teknikë e drurit, 58x12x12cm. Që lirisht munda ta krahasojmë me veprat e perudhes së “Artit egjiptian”, që I larëtësonin mbretërit e tyre, duke besuar edhe në jetën përtej varrit! Nëse në atë kohë skulpturat realizoheshin me qëndrim ulur dhe në këmbë, Avni Behluli këto pozicione i realizon me qëllim që këto skulptura të kenë edhe krenarinë, por edhe pozicionin e një figure të madhërishme. Frymëzimet e para janë nga vetë profesori akademik, Agim Çavdërbasha (1944-1999) dhe Henry Moor (1898-1986).
Kjo vepër skulpturale është një kapërcim nga impresionizmi në artin modern, dhe ky kalim nga një stil tek tjetri hap kapitull të ri në fushën e përshtatjes së arteve me kohën që po jetojmë. E ndarë në tri pjesë nga trungu, e tëra e gdhendur dhe e skalitur me mjeshtri, i vendosur përballë të tjerëve, i formësuar me ndjeshmërinë e formës së cilindrit deri në detaje, vetëm statikja e dëshmon vijën vërtikale të saj.
Vazhdon: Arti si frymëzim dhe inspirim i emancipimit kulturor dhe artistik; arti si mënyë e të menduarit dhe përjetimit të jetës e botës së sotme në cilën jetojmë, duke tejkaluar e sfiduar mentalitetin metafizik ndaj jetës, konservativizmin dhe hermetizmin…/