Hendbollistët e Dritës së Gjilanit e kanë nisur mbarë kampionatin e ri duke shënuar fitore në kryeqendër ndaj Prishtinës.
Drita, tashti me sponsor të ri dhe me fond më të pasur të lojtarëve, ka vënë kandidaturën për gara që dërgojnë në Evropë.
Në ballafaqim me Prishtinën, Drita në pjesën e parë ishte me një gol minus, ngase po humbte me rezultat 13:14, por tërë potencialin e vet e tregoi në pjesëlojën e dytë, kur me mbrojtje të ngjeshur e me sulme të shpejta ia doli që rezultatin t’a rikthejë në dobi të vetin dhe të ngadhënjejë me rezultat 30:27.
Hendbollistët e Dritës e nisin mbarë
Ndani këtë artikull