Deputetja, Albulena Haxhiu, së bashku me Glauk Konjufcën, kanë marrë pjesë në një tubim me aktivistët e pikës Medrese.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e Facebookut, Haxhiu ka bërë të ditur se në këtë tubim është diskutuar rreth idesë së presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë.
Sipas Haxhiut, rruga e vetme dhe e domosdoshme për t’i ndalur pazaret e Thaçit janë protestat.
Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të deputetes Haxhiu:
Bashkë me Glaukun, Arbenin dhe Leonorën, ishim në tubim me aktivistët e pikës Medrese. Diskutuam për aventurat e rrezikshme të Hashim Thaçit dhe nevojën për angazhim për ndaljen e Thaçit dhe pazareve të tij. Rruga e vetme dhe e domosdoshme janë protestat”.