Mëngjesin e djeshëm dy të dënuar për hajni, kanë arritur të ikin nga Burgu i Dubravës. Sapo kanë dalë nga rrethojat, duket se janë larguar në mënyrë të organizuar, pasi askush nuk i kishte parë më.Lajmin e ka konfirmuar për media, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i cili ka bërë të ditura edhe detajet e të dy personave.Thaçi ka konfirmuar se dy të arratisurit janë persona të dënuar për vjedhje. Siç thotë ai, të ikurit janë K.G, 29 vjeç dhe Sh.N, 62 vjeç, të dy të dënuar për vjedhje të rëndë.“Ngjarja ka ndodhur sot në orën 9 të mëngjesit. Me të marrë lajmin, policia bashkë me Njësinë Speciale kanë bastisur lokacionin, por që ka qenë e pamundur të gjinden dy të ikurit”, ka thënë Thaçi.Mësohet se dy oficerë të Shërbimit Korrektues janë dëguar në mbajtje dhe pritet të përgjigjen për përgjegjësitë që kanë në këto rast.Ndërkohë, bëhet e ditur se i arratisuri 62-vjeçar ishte nga Maqedonia dhe po vuante dënimin prej disa vitesh në burgun e Dubravës.Ky nuk është rasti i parë i arratisjeve në Dubravë. Vitin e kaluar, një i burgosur ishte arratisur në pikë të ditës.