Femi Fetahi, pronar i Vali Ranch Resort dhe përfaqësues i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të zyrës së kompanisë Regina Construction në Zvicër.
Në këtë ngjarje morën pjesë mbi 250 të ftuar, përfshirë biznesmenë, përfaqësues diplomatikë dhe aktivistë të diasporës.
Gjatë fjalës së tij, Fetahi përshëndeti këtë investim, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe kontributin e diasporës në zhvillimin e Shqipërisë.
Ai theksoi se Shqipëria ka kaluar fazën kur investimet bëheshin kryesisht mbi baza patriotike, ndërsa sot paraqitet si një treg që ofron mundësi konkrete biznesi dhe perspektivë ekonomike për investitorët.
Mesazhi i Fetahit vuri në pah rëndësinë e krijimit të kushteve për investime të qëndrueshme dhe rolin e diasporës si një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare në vend dhe atyre jashtë tij.










