Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu, ka publikuar listën e ligjeve të miratuara gjatë muajit tetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas Aliut, gjatë këtij muaji janë miratuar gjithsej shtatë ligje, të cilat përfshijnë marrëveshje financiare ndërkombëtare, ndryshime ligjore në fushën e luftimit të pastrimit të parave, verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ndarjet buxhetore për vitin 2026.
Ligjet e miratuara janë:
Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë.
Ligji për ratifikimin e Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare IPA 2021.
Ligji për ratifikimin e Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare IPA 2022.
Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare me Bashkimin Evropian për programin shumëvjeçar IPA 2026–2027.
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Aliu ka theksuar se angazhimi i tij dhe i kolegëve në Kuvend do të vazhdojë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.










