Fillon realizimi i protezave totale të gjurit në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan të siguruara nga SHSKUK-ja.
Sot në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan u realizua me sukses vendosja e protezës së parë totale të gjurit, të siguruar nga SHSKUK.
Pacientja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ku edhe u vizitua nga drejtori i Spitalit Dr.Afrim Cana, i cili u interesua për ecurinë e saj gjatë dhe pas operacionit.
Familjarët e pacientes shprehën mirënjohjen dhe falënderimet për menaxhmentin dhe për stafin e Ortopedisë për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar.
Ky shërbim do të mundësojë trajtim më cilësor për pacientët tanë, pranë vendbanimit të tyre.
Stafi ynë vazhdon të jetë i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta, duke pasur gjithmonë prioritet shëndetin e pacientëve.
Ekipi realizues: Dr.Veprim Presheva – operator,
Dr. Rinor Velekinca – asistent,
Dr. Redon Jashari – asistent,
Dr. Kelmend Jahiri – anesteziolog,
Veranda Xhimshiti instrumentare,
Hasime Qerimi teknike e anestezionit
Ekipit të Ortopedisë, ekipit operator në SPGJ ju dëshirojmë suksese në vazhdimësi.










