Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është pritur në Preshevë nga kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Gjatë takimit, në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë për realizimin e iniciativave të përbashkëta në interes të qytetarëve.
Sinani ka theksuar se Preshevën dhe Gjilanin i bashkojnë jo vetëm afërsia gjeografike, por edhe lidhjet historike e njerëzore dhe vizioni për një të ardhme më të mirë.
Në fund, kryetarja Sinani e ka falënderuar Hysenin për vizitën dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit institucional.










