Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në turneun tradicional të futbollit, i organizuar në kujtim dhe nderim të Astrit Deharit.
Përmes një postimi, Hyseni ka theksuar se në këtë aktivitet sportiv ishte i shoqëruar nga kolegë, miq dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ai ka thënë se përmes sportit dhe bashkimit vazhdojnë të ruajnë kujtimin, idealin dhe angazhimin e Astrit Deharit për vendin.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për Astrit Deharin!”, ka shkruar Hyseni.










