Aksioni ”Ta Pastrojmë Kosovën, 15 shtator 2018”, është aksioni më i madh i këtij karakteri që është organizuar ndonjëherë në Kosovë.
Mbi njëqind mijë vullnetarë të përfshirë në gjithë territorin e Kosovës, mbi 40 mijë thasë të mbledhur me mbeturina, mbi 316 tonë si dhe 110 kamionë të larguar me mbetje inerte .
Më poshtë mund t’i gjeni të dhënat e nxjerra për secilën komunë:
Sasia e mbeturinave të mbledhura (ton) Numri i thasëve
Prishtinë 9650 4000
Gjilan 10000 2384
Obiliq 1000 20
Suharekë 5000 4100
Kamenicë 200 2300
Hani i Elezit 850 1500
Deçan 1000 1700
Lipjan 1200 40
Drenas 5195 32
Istog 800 1700
Klinë 1000 1000
Malishevë 750 28
Gjakovë 14000 7000
Rahovec 600 80
Junik 1150 15
Vushtrri 1500 2400
Viti 3000 1000
Shtime 1800 650
Kaçanik 600 500
Skenderaj 4700 52
Dragash 1700 25
Fushë Kosovë 170 5
Artanë 230 6
Ferizaj 10000 6000
Prizren 3250 13.6
Podujevë 10000 2000
Pejë 15000 5000
Mitrovicë 4000
Komunat Serbe (10) 1000 600
Totali 109345 316.6 46234
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, sqaron se këto janë të dhënat e përgjithshme të raportuara nga komunat, disa i kanë raportuar në bazë të thasëve të mbledhur e disa të tjera vetëm në bazë të tonëve. Për detaje të tjera do të ju informojmë me kohë.
Kjo ministri thekson se shumica e mbetjeve të mbledhura janë mbetje të riciklueshme të mbledhura nga vullnetarët gjithandej Kosovës si dhe një sasi e konsiderueshme e mbetjeve ndërtimore të larguara posaqërisht në Prishtinë dhe Mitrovicë.
Aksioni do të vazhdojë deri më 15 dhjetor ku synohet eliminimi i të gjitha deponive ilegale të mbeturinave.