Një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare të muzikës është shënuar nga pianistja e re Eni, nxënëse në Gjilan, e cila është vlerësuar me dy çmime në Grand Final – Gala Concert, të mbajtur në Mozarthaus Vienna, në Austri.
Në këtë ngjarje muzikore, Eni është kurorëzuar me First Grand Prize (Çmimi i Parë) dhe Young Talent Award (Çmimi i Talentit të Ri).
Eni përgatitet në piano në Gjilan nën udhëheqjen e mësueses Dafina Bajrami, ndërsa është gjithashtu pjesë e Piano Balkan Academy, ku punon nën udhëheqjen e maestro Giuseppe Devastato.
Ky sukses është rezultat i talentit, punës dhe përkushtimit të pianistes së re, si dhe mbështetjes së vazhdueshme në rrugëtimin e saj muzikor.
Dy çmimet e fituara në Vjenë përbëjnë një arritje të rëndësishme për Enin dhe një tjetër dëshmi të potencialit të të rinjve nga Kosova në muzikën ndërkombëtare.










