Erërat e fuqishme të mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar dëme në fushën sportive në Shillovë të Muhaxhirëve, duke rrëzuar një pjesë të rrethojës së saj.
Fusha sportive, e ndërtuar gjatë viteve 2024/2025, është dëmtuar si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike.
Nga pamjet e siguruara shihet se një pjesë e rrethojës metalike ka pësuar dëmtime dhe është rrëzuar, ndërsa ende nuk ka informacione për vlerën e dëmit të shkaktuar./Radio Star/










