Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Vali Ranch Resort organizon një mbrëmje festive në ambientet e Restaurant Romantika, duke ftuar të gjithë të festojnë së bashku këtë ditë të rëndësishme kombëtare.
Atmosferën festive do ta pasurojnë këngëtaret Fatbardh Azemi dhe Ardiana Dili, të cilat do të kujdesen për muzikën dhe argëtimin e të pranishmëve.
Përveç programit muzikor, mysafirët do të kenë mundësinë të shijojnë menynë e re dhe ambientin festiv të Restaurant Romantika.
Hyrja është falas, ndërsa numri i vendeve është i kufizuar.
Për rezervimin e tavolinave, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin +377 45 111 007.
Vali Ranch Resort ju fton që 28 Nëntorin ta festoni së bashku, në një atmosferë festive, me muzikë dhe mikpritje të veçantë.










