Komuna e Gjilanit ka bërë thirrje për qytetarët që të bëhen familje strehuese për fëmijët pa përkujdesje prindërore, duke ofruar mbështetje financiare mujore për familjet që marrin përsipër kujdesin dhe mirëqenien e tyre.
Sipas njoftimit të komunës, mbështetja financiare do të përfshijë të gjitha familjet që hapin dyert e shtëpive të tyre për këta fëmijë, ndërsa përkrahje e veçantë dhe e shtuar do të ofrohet për familjet që strehojnë fëmijë me aftësi të kufizuara.
Përmes kësaj nisme, Komuna e Gjilanit synon të inkurajojë krijimin e familjeve strehuese dhe të kontribuojë në ofrimin e një ambienti të sigurt, të ngrohtë dhe familjar për fëmijët që kanë nevojë për përkujdesje.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij misioni human, duke hapur dyert e shtëpive dhe zemrat për fëmijët pa përkujdesje prindërore.










