Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, bashkëshortja e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi, është deklaruar nga Haga në 29-vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një mesazhi të publikuar në këtë ditë të shënuar, ajo ka kujtuar 28 Nëntorin e vitit 1997, kur Rexhep Selimi, së bashku me Mujë Krasniqin dhe Daut Haradinajn, dolën publikisht si pjesëtarë të UÇK-së.
“Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, kur bashkë me Heroin e Lirisë, Mujë Krasniqin, dhe Luftëtarin e Lirisë, Daut Haradinaj, Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri”, ka shkruar Selimi.
Ajo ka theksuar se këtë përvjetor po e kujton me krenari nga Haga, duke e lidhur 28 Nëntorin me figura të rëndësishme të historisë shqiptare, si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari.
“Rroftë 28 Nëntori! Rroftë UÇK-ja! Rroftë kombi shqiptar!”, ka përfunduar ajo










