Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kujtuar heroin kombëtar Isa Boletini, në shënim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla ka vlerësuar kontributin e Boletinit në çështjen kombëtare shqiptare, duke theksuar se ai ia kushtoi jetën lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar.
Ajo ka rikujtuar edhe thënien e tij të njohur: “Unë jam mirë kur asht mirë Shypnija”, duke e cilësuar atë si shprehje të ndërgjegjes së lartë kombëtare.
Në fund të postimit, Gërvalla ka shkruar: “Lavdi e përjetshme Bacës Isë dhe veprës së tij kombëtare!”










