Kompania Royal Beverage, përmes brendeve të saj RC Cola dhe Frostea, ishte pjesë e hapjes së Javës së Biznesit Kosovar 2026, aktivitet i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB).
Me moton “Unë konsumoj produkte vendore, po ju?”, Royal Beverage iu bashkua nismës për promovimin dhe mbështetjen e prodhimeve vendore, duke theksuar rëndësinë e konsumit të produkteve të prodhuara në Kosovë.
Si kompani prodhuese vendore, Royal Beverage vlerëson se mbështetja e produkteve vendore kontribuon në zhvillimin e ekonomisë, fuqizimin e bizneseve dhe krijimin e mundësive për prodhimin në vend.
Përmes pjesëmarrjes në këtë aktivitet, kompania riafirmon përkushtimin e saj për promovimin e prodhimit vendor dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve për rëndësinë e zgjedhjes së produkteve vendore.
Mesazhi i kompanisë mbetet i qartë: Zgjedhja e produkteve vendore është mbështetje për ekonominë e Kosovës.










