Kosova është zgjuar këtë të diel e mbuluar nga bora, e cila gjatë orëve të natës dhe mëngjesit ka përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit.
Reshjet më të mëdha të borës janë regjistruar në viset malore, ku bora ka zbardhur peizazhin dhe ka krijuar shtresë më të trashë.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale gjatë ditës së sotme 29.11.2026, do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius.










