ANTON QUNI: MENDOJ SE NUK JANË MË SHUMË SE 15 MIJË VETERANË
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka folur për listat e veteranëve mashtrues që janë publikuar ditë më parë. Ai ka treguar se verifikimi i ushtarëve të UÇK-së është bërë në bazë të aplikacioneve që janë dorëzuar.
Quni ka thënë se numri i veteranëve të UÇK është rritur shumë. Ai beson se numri i veteranëve nuk mund të jetë më shumë se 15 mijë.
“ Mendoj se numri i tyre duhet të jetë kah 15 mijë. Nuk mund te jenë më shumë”, ka thënë Quni në Pressing
Ai ka thënë se selitkemi i veteranëve ka sjellë telashe, pasi sipas tij, në UÇK nuk ka pasur vetëm ushtarë, por edhe personel të tjerë.