L.K një e mitur nga Gjilani, ka tash e dy javë që është larguar nga shtëpia ku jeton dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.
E mitura ende nuk ka mbushur 14 vjet.
Nëna e saj ka raportuar rastin në Polici pas dy javësh, me pretekstin se ajo është larguar nga shtëpia edhe më parë.
Sipas saj, herët e tjera e mitura është gjetur në Prishtinë, në shoqëri të disa meshkujve po ashtu të komunitetit rom.
Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, ka thënë se kërkimet dhe hetimet kanë filluar.
Fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian mbeten më të margjinalizuarit dhe shpesh viktimë të trafikimit.