Shkruan: Nderim Isufi
Pasi jemi në prag të ndeshjes Gjilani dhe Drita, ku ky derbi llogaritet të jetë kryendeshja më e madhe lokale në trojet shqiptare, e një ndër derbit më të zjarrtë në Ballkan, konsiderojmë se kjo ndeshje duhet të futet në kalendarin shtetëror . E vetmja ndeshje qê gjithmonë garanton numër të madh te shikushmerisë pa marrë parasysh pozitat e dy klubeve se si gjinden, pa marrë parasysh objektivat e klubit, ky derbi do te mbijetojë gjithmonë. Ky derbi fillon dy jave përpara dhe mbaron dy jave pas ndeshjes. Ky derbi ndan në dysh rrugët, lokalet, familjet, ky derbi ka prish edhe fejesat e të rinjve, ky derbi është gjithçka për qytetaret e Gjilanit ky derbi është vete qytetari. Ky derbi ka qenë një pasqyrë shumë pozitive për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, materiale dhe inserte nga ky derbi iu kanë derguar këtyre dy shtëpive të mëdha të futbollit, që të pranohet Kosova në këto dy instanca te mëdha të futbollit Evropian dhe Botëror. Për këtë derbi kanë shkruar edhe mediumet me prestigjioze ne botë e deri ne Azinë e largët. Këtë derbi e kanë krijuar qytetaret e Gjilanit, donatoret e dy klubeve, të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për me mbajt gjallë këtë bukuri dhe pasuri shtetërore që sot ne e kemi. Ky derbi veçohet për rivalitet të madh, për intersim të madh edhe nga jashtë Gjilani, mëkat i madh është qe kapaciteti i stadiumit është i vogël që t’i ofroj kushte të gjithë dashamirëve të futbollit. Ky derbi edhe pse ka rivalitet të madh, asnjherë nuk ka pasur rrahje masive në mes dy grupeve te shikueseve, asnjherë nuk ka pasur raste tragjike, e as qe diskutohet për humbje jete të ndokujt, për këtë duhet t’i faleminderomi dy grupet e tifozëve që gjithmonë kanë treguar nivel të lart të organizimit. Prandaj një kërkesë e imja i bëhet FFK-së, që të dorzojë në qeveri një kerkesë qe derbin mbarkombtarë, qe derbin ballkanik në mes Gjilanit dhe Drites t’a fusin në një kalendar shtetëror, dhe të cilësohet si një vlerë apo pasuri shtetërore.