Lutfi Haziri ka vazhduar të argumentojë në favor të idesë për bashkim të Luginës me Kosovën.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është pyetur se si do ndodh bashkimi i Luginës kur disa vende të Evropës, me theks të veçantë Gjermaninë, kanë kundërshtuar ndryshimin e kufijve.
Haziri është përgjigjur duke thënë se pas referendumit në Maqedoni, qëndrimet e Gjermanisë në lidhje me bashkimin e Luginës do të bëhen më të qarta dhe Gjermania do ta marrë më seriozisht këtë ide
Ndryshe, ai gjithashtu tha se ideja për bashkimin e Luginës me Kosovën është diçka për të cilën ka folur vite më parë, më konkretisht që nga viti 2011.