Derbi “El Anamorava” ngre siparin e tri përballjeve këtë edicion, me të parën që starton të dielen me fillim nga ora 15:30, shkruan Gazetasheshi.com.
Në përballjen Gjilani-Drita duan të luajnë të gjithë. Tifozët, presidenca, stafi teknik dhe lojtarët. Këta të fundit duan ta shijojnë në maksimum dhe këtë mundësi jo të gjithë mund ta kenë.
Në këtë derbi jo rrallë herë kanë ditur të spikasin futbollistët e akademisë, ndërkohë që edhe këtë herë dy klubet pritet të kenë futbollistë të moshave që mezi po e presin këtë derbi.
Te Gjilani të dielën Arbër Mustafa pret ta shijojë derbin e parë. Mesfushori i talentuar 19 vjeçar i cili tash e disa ndeshje është një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Sadat Pajazitit është një “margaritarë” i cili premton shumë për të ardhmen.
Foto: Arbër Mustafa (SC Gjilani)
Një “diamat” i çmuar është edhe Edison Kçiku. Sulmuesi 19 vjeçar po e pret rastin për të shpërthyer, ndërkohë që ka patur minuta në këmbët e tij në dy derbit e edicionit të kaluar.
Foto: Edison Kçiku (SC Gjilani)
Te Drita qëndron vetëm një futbollist i akademisë së klubit, por jo më pak se më i rëndësishmi. Bëhet fjalë për kapitenin dhe liderin e skuadrës Ardian Limani, i cili vazhdon të bartë mbi super gjithë peshën e skuadrës dhe tashmë për të derbi i së dieles do të jetë vetëm një numër.
Foto: Ardian Limani (FC Drita)
Limani madje edhe ka shënuar në derbi, në edicionin 2013/14 në çerekfinalen e Kupës të cilën Drita e fitoi me rezultat 3-1. Ai kishte shënuar golin e barazimit për 1-1.