Kompania e sigurimit, “SAS” mban nën vëzhgim 24 orësh me qindra shtëpi të mërgimtarëve, për të cilat kujdeset një staf i specializuar vetëm për këtë punë
Krahu i djathtë i policisë së Kosovës në Gjilan, është kompania e sigurimit „SAS” me seli në Gjilan. Punonjësit e saj janë garantë të sigurimi të bizneseve dhe pronës së mërgimtarëve. Prej vitit 2009 „SAS“ ofron shërbime të sigurisë për të gjitha institucionet shtetërore, objektet komunale, ambulanca, shkolla e kampuse shkollore në Republikën e Kosovës.
Kompania ka qendrën e vëzhgimit elektronik 24 orësh të ngritur me njesitet patrulluese që veprojnë në raste emergjente. Ajo i mban nën vëzhgim 24 orësh me qindra shtëpi të mërgimtarëve, për të cilat kujdeset një staf i specializuar vetëm për këtë punë.
Siguron bizneset kryesore në qytet e më gjerë
“Security Guard” siguron bizneset më të njohura në qytet dhe më gjerë, si “Vali Ranch”, fabrika e ujit “Dea”, kampusi i shkollave të mesme në Gjilan, restoranti “Bujana”, objektet banesore “A.R. Katana”, “Nota Brilant”, mobileria “Palma”, “Eurogoma” e të tjera biznese.
“Kompania ka punë primare monitorimin e shtëpive të mërgimtarëve dhe për këtë ka ngritur një staf të specializuar që merret vetëm me inspektimin e shtëpive 24 orë në ditë me raportime zyrtare në qendrën e kompanisë”, tregon drejtuesi i kompanisë, Din Dalipi.
“SAS” është kompani e licencuar sipas standardeve ISO të të sigurimeve dhe është e pajisur nga shteti me frekuenca dhe GPS për të kapur sinjalet e alarmit në çdo vend ku ofron shërbim ajo. “Në raste të fatekqësive natyrore, “SAS”, inspekton shtëpitë e mërgimtarëve dhe në raste dëmtimi i njofton ata. Kurse për dëmtimin e pronës, “SAS” ofron dëmshpërblimin sipas marrëveshjes”, siguron Dalipi.
Staf i trajnuar profesionalisht
“Çdo inspektim i stafit “SAS”, raportohet në ditarin e pronës që sigurojmë dhe në qendrën e kontrollit të “SAS”-it. Çdo hyrje në shtëpitë e mërgimtarëve bëhet me raport zyrtar të qendrës së kontrollit të “SAS”. Po ashtu në raste të ahengjeve apo dasmave „SAS“ ofron sigurim për shtëpitë”, tregon Din Dalipi.
„SAS“ka një staf të trajnuar që kanë ndjekur në vazhdimësi të gjitha shkollimet e sigurisë publike dhe private. Në raste emergjente, ata kanë dhe bashkëpunim me policinë e Kosovës. „Kompania „SAS“ është e vemtja kompani në Gjilan dhe më gjerë që është e pajisur me të gjitha licencat e punës nga Ministria e Punëve të Mbrendshme për shërbime sigurie dhe mbrojtje të afërt“ shprehet për albinfo.ch, Din Dalipi.
Bën planifikimin e shtrirjes së kabllove
“Security Guard SAS” bën, në fazën e pare të ndërtimit të shtëpive, planifikimin dhe shtrirjen e kabllove profesionale për alarme kundër vjedhjes, zjarrit, pastaj vendosjen e kamerave, video telefonave, akces kontrollimi me paisje më të avancuara modern të vëzhgimit elektronik nga qendra e kontrollit modern etj.
E pajisur me gjithë logjistikën nevojshme
“Security Guard SAS” posedon logjistikë të të gjitha paisjeve që nevojitën për garantimin e qetësisë publike. Ajo është prezente me kabina dhe rampa profesionale për tubime dhe manifestime të ndryshme, bën sigurimin e vendpunimeve në rrugë, të garave automobilistike, organizimeve sportive. Kompania ka dhomën e posaçme të çertifikuar nga shteti për ruajtjen e armëve të lejueshme në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, municionit dhe gjësendeve me vlerë.
“SAS”, ofron ofron shërbime të sigurisë me pajisje alarmi dhe videombikëqyrje 24-orëshe për shtëpi, banesa dhe prona të tjera, edhe në rastet kur pronarët duhet të largohen nga vendi për një periudhë të caktuar. SAS ofron alarm kundër vjedhjes, zjarrit, videombikëqyrje, roje me uniformë, shërbim patrullues, sigurim të vendpunimeve, rezidencave, eventeve, personave, roje në hyrje objektesh, monitorim në qendra tregtare, parkingje etj. Ka më shumë se 100 pjesëtarë të uniformuar të trajnuar dhe të çertifikuar në përdorimin e pajisjeve për ruajtjen e pasurisë, të gatshëm për t’u përgjigjur në të gjitha situatat e nevojshme, në mbrojtje të klientit.
Të gjitha llojet licencave
Kompania gëzon të drejtën për vëzhgimin elektronik të pronës, ka licencë për shërbime themelore, profesionale të sigurimit, qendrën e kontrollimit dhe ëshë e pajisur me licencë për shërbime të mbrotjtjes së afërt. Po ashtu ka licencë për siguri të tubimeve publike, në manifestime, koncerte dhe aktivitete sportive.