Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëherësh kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan.
Me këtë rast, Hyseni ka theksuar se Gjilani ishte qyteti ku u krijua qendra e parë e Lëvizjes Vetëvendosje në nivel vendi, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një periudhë të gjatë të organizimit, qëndresës dhe rritjes.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti, deputetë, struktura të partisë dhe aktivistë.
Në kuadër të përvjetorit u zhvilluan dy aktivitete: një mbledhje me qendrat e Lëvizjes, ndërsa më pas u organizua një koktej i përbashkët me strukturat dhe aktivistët e Vetëvendosjes në Gjilan.
Hyseni ka shprehur mirënjohje për aktivistët e parë dhe të gjithë kontribuuesit ndër vite, duke vlerësuar rolin e Gjilanit në historinë dhe organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“21 vjet rrugëtim, qëndresë dhe rritje. Vazhdojmë, me punë e me VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Hyseni.

