Ish-kryetrajneri i Dritës Bekim Isufi është rikthyer të flas për ish-skuadrën e tij, derisa e ka drejtuar gishtin nga drejtuesit e klubit për ardhjen e futbollistëve të cilët nuk ishin të preferuarit e tij, transmeton Gazetasheshi.com.
Këto komente Isufi i bëri në emisionin “Arena” në “Tribuna Chanel”, derisa shpjegoi edhe arsyen se si janë realizuar transferimet te Drita.
“Është problemi i drejtuesve të klubit dhe menaxhmentit se si kanë arritur ti sjellin këta futbollistë. Unë nuk kam të bëjë aspak me lojtarët e ardhur te Drita. Kam dëgjuar me emra për disa prej tyre, por nuk kanë qenë në preferencat e mija. Ndoshta koha kur kanë ardhur këta lojtarë te Drita tregu ishte shumë i varfër, ndoshta edhe për këtë arsye kanë ardhur”, deklaroi Isufi.
Kujtojmë që Isufi e udhëhoqi Dritën drejt suksesit historik, fitimit të kampionatit dhe fitimit të Superkupës, ndërkohë që u largua nga Drita pas vetëm katër javësh këtë edicion.