Ajo kërkon që institucionet të mbështesin krijimin e një data baze, në shërbim të ruajtjes së trashëgimisë Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka shprehur fjalë miradie për punën e fotografit të njohur, Arian Mavriqi. Ai është njëri ndër fotografët dhe ekploruesit më të njohur të natyrës dhe faunës, dhe si çdo herë edhe tash ka krijuar një vepër të bukur arti, për të cilën ambasadorja dha shumë fjalë të mëdha.
Përmes llogarisë së saj në Facebook, Çitaku tha se vendit i shërbehet në shumë mënyra, dhe njëra nga to është përmes artit, shkruan rtv21.tv “Vendit i shërbehet në shumë mënyra. Si dashamirëse e florës dhe faunës, nuk mundem mos me e admiru punën e Arian Mavriqi dhe shumë kolegëve të tij që kanë passion fotografinë. Në mënyrë krejt vullnetare janë duke dokumentuar me fotografi pasuritë e natyrës sonë. E udhës kish me qenë që institucionet tona përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri t’i mbështesin në ndërtimin e një data baze, e cila në fund do të ishte në shërbim të ruajtjes së trashigimisë, por edhe të hulumtimeve në këto fusha”, ka shkruar Çitaku në një postim. Fotografi i njohur, Arian Mavriqi e fitoi garën e fotografisë në emisionin “Bon Bon” të RTV 21 në vitin 2016. Pasioni dhe dashuria për natyrën e kafshët ka arritur që t’i tejkalojë vështirësitë e shumta të tij që ka hasur si fotograf./21Media