Gjithashtu, kontrollimi teknik i automjetit mund të bëhët në gjithë territorin e Kosovës e jo siç shte deri tani.
Këto amendamente pritet të votohen në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës për t’u bërë të plotëfuqishme.
Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, sot është votuar që bashkë me bartjen e pronësisë së automjetit, të bartet edhe regjistrimi i mbetur.
Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i këtij komisioni nga AAK, Muharrem Nitaj, i cili tha se në takimin e sotëm është votuar edhe për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike.
“Kjo nënkupton që qytetarët mund ta bëjnë kontrollin teknik të automjetit në gjithë territorin e Kosovës e jo veç në komunën e caktuar, siç ka qenë deri me tani. Poashtu është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike. Dhe së fundi është votuar që kufiri i vjetërsisë së automjeteve të importuara të rritet nga 10 në 15 vjet”, ka thënë Nitaj, raporton Koha.net.
Nitaj është shprehur i bindur se këto amendamente do ta marrin mbështetjen edhe në seancën Plenare, kurdo që ajo të mbahet, ndërsa theksoi se “votimi i sotëm korrigjon disa padrejtësi që u janë bërë qytetarëve”.