Nitaj e Selmanaj komentojnë zhvillimet në Kuvend Pas disa dështimeve të disa seancave të jashtëzakonshme të thirrura nga pozita dhe opozita në Kuvend gjatë këtij viti sot në emisionin “Click” në RTV 21 u diskutua rreth asaj se sa është funksional Kuvendi.
Lidhur me këtë dy deputetë njëri nga pozita dhe tjetri nga opozita u pajtuan në një pikë, shkruan rtv21.tv. Fillimisht Driton Selmanaj deputet nga LDK, tha se pozita nuk po voton qoftë edhe kundër propozimeve që jep opozita nga frika se ato mund të kalojnë.
“Nuk ka kuptim që ti të rrish në sallë dhe të frikohesh të votosh për shkak se do të kalojë një nismë e deputetëve të opozitës”, tha Selmanaj.
Në anën tjetër Muharrem Nitaj deputet nga AAK, tha se është e saktë mirëpo sipas tij kjo vlen për të gjitha grupet parlamentare.
Duke përfshirë edhe grupin parlamentar të LDK-së të cilët po ashtu rrinë në seancë dhe nuk votojnë”, deklaroi Nitaj. Kurse me këtë pohim të tij u pajtua edhe Selmanaj.