Dy persona në rajonin e Gjilanit kanë sulmuar fizikisht nënën e tyre gjatë ditës së djeshme. Rasti i parë ka të bëjë në Novobërdë, ku një serb ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Viktima është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër K-Serbe. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti tjetër po ashtu gjatë ditës së djeshme ka ndodhur në Gjilan, ku një shqiptar ka kanosur nënën e tij. Tek personi i dyshuar është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën nënën e tij femër K-Shqiptare, gjithashtu tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar (0.8 gramë) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.