Komuna e Gjilanit përmes Drejtorisë së Bujqësisë sot ka bërë shpërndarjen e farës së grurit për 847 fermer me mbi 140 mijë kilogram gjithsej. Ky është një subvencionim i drejtpërdrejtë dhe stimulim për punimit e tokës bujqësore, përcaktim ky që në vazhdimësi është thënë nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe është duke u realizuar me kapacitete të plota nga Drejtoria e Bujqësisë.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se ky është viti i pestë që me përkushtimin e kryetarit të Komunës, po vazhdohet mbështetja e fermerëve në fusha dhe forma të ndryshme, sikur sot me farë të grurit.
“Janë 847 fermer të Gjilanit që përfitojnë nga ky subvencionim me farë gruri. Inkurajojmë fermerët që të vazhdojnë me punë dhe me përkushtim në sektorin e bujqësisë dhe për çdo hall që kanë të drejtohen te drejtori i bujqësisë, i cili i dinë më së miri hallet e tyre dhe prioritetet që ata kanë. Lutemi së bashku që asnjë pëllëmbë toke të mos mbetet pa punuar. Komuna e Gjilanit do të vazhdoj edhe viteve të tjera këtë praktike dhe gjithashtu jemi duke shikuar mundësinë më të mirë për mbështetje të bujqëve nga bugjeti i Komunës, nga donatorët etj”, ka thënë nënkryetari, Arbër Ismajli.
Kurse nga ana e tij drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se në harmoni me planin e punës, sot po realizohet projekti për furnizim me farë gruri që përfitues janë një numër i konsiderueshëm i fermerëve.
“Këtë vit kemi një interesim të jashtzakonshëm të aplikuesve gjilanas. Drejtoria e Bujqësisë ka trajtuar aplikacionet e fermerëve të cilët nuk i arrijnë kriteret e Ministrisë së Bujqësisë. Sot janë përfitues 847 fermerë me gjithsej 140 mijë kilogram farë gruri. Prej tyre 80 mijë kilogram janë me varietete të gjata dhe 60 mijë kilogram me varietete të shkurtëra, kjo ndarje është bërë nga komisioni, varësisht nga kushtet dhe klasa e tokës që kanë fermerët”, ka thënë drejtori Ramadani.
Ai ka siguruar fermerët që të shfrytzojnë çdo mundësi për mbështetjen e bujqëve nga donator të ndryshëm, si nga ai i Komisionit Evropian, në fushën e turizmit rural, shkollat profesionale, ekspertët e rinjë dhe agro-bizneset. Gjithashtu ka bërë të ditur edhe informatën tjetër që USAID-program AGRO do të bëjë shpalosjen e projekti investiv për vitin 2019 në fushën e pemtarisë.