Komisioni disiplinor ka qenë i pamëshirshëm për dy klubet e Gjilanit, Gjilanin dhe Dritën, derisa ka shqiptuar masën disiplinore prej 1,000 euro dënim për shkak të ofendimeve në kor dhe hedhjen e mjeteve të forta në duelin derbi të javës së kaluar, shkruan Gazetasheshi.com.
Me një mijë euro është dënuar edhe FC Prishtina për shkak të fyerjeve në kor të tifozërisë “Plisat” ndaj kryetrajnerit të skuadrës së tyre Mirel Josa.
Me para është dënuar edhe kryetrajneri i Ferizajt Afrim Tovërlani për shkak të komentimit të arbitrimit në duelin e javës së shtatë të Ipko Superligës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ferizajt.
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi ; kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.10.2018 ditë e premtë ora 12,00 , shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë03-04.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto;
V E N D I M E
ARDIAN BASHA ; ndihmëstrajnerënëklubin e futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka me numër tëID kartelës;003205M83, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për largim nga hapsira teknike ( minuta 55 – kundërshtim në vendimin e asistentit ) në ndeshjën e javës së ; VII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – BALLKANI e zhvilluar me 28.09.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2
AFRIM TOVERLANI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj nëprocedurë të hpur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për shkelje të kodit të etikës sportive ( komentimi Referimi) pas përfundimit të ndeshjës së javës së ; VII-të tëIPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – FERIZAJ e zhvilluar me datë 28.09.2018 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
me të holla në shumë prej ; 150 euro ( njëqind e pesdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 59 pika 2 paragrafi 1 /2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 05.10.2018- publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina nëprocedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për manifestim të sjelljeve të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit ( ofendime të rënda drejtuar kryetrajnerit Mirel Josa) në ndeshjën e javës së ; VII-të tëIPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve PRISHTINA – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 30.09.2018 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ;1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 59 pika 1 paragrafi 1//4 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1 . Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 05.10.2018 – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në ptrocedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për mënifestim të sjelljeve të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit ( hudhje e gjasenndeve në fushë; shisheve PVC, minuta e 75 si dhe fyerje dhe ofendime në kor drejtuar ekipit rival ) në ndeshjën e javës së ; VII-të , tëIPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 30.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 05.10.2018 – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ DRITA “ Nga Gjilani nëprocedurë të hapur disiplinor nga ana e komisionit për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre ( hudhje e gjasendeve në fushë PVCpara dhe pas përfundimit të takimit ) në ndeshjën e javës së ; VII-të tëIPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 30.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ;1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit tëKosovës .( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).