Drenica nikoqire e Dritës
Java e tetë në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme (e shtune).
Gjilanasit do të udhëtojnë drejt Skenderajit ku do të përballen me skuadrën e Drenicës.
Skuadra e Shpëtim Duros grumbullon shtatë pikë pas shtatë xhirove , dhe është në kërkim të fitores së radhës ndaj Drenicës.
Ndeshja zhvillohet me fillim prej orës 15:00, në stadiumin “Bajram Aliu”.