Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani, sivjet seriozisht i ka hyrë garës për të zënë një vend që dërgon në Evropë. Tri ndeshje, po aq fitore, kjo është e arritura e Dritës këtë vjeshtë, kurse fitorja e radhës është arritur në mbrëmjen e kësaj të shtune, kur gjilanasit me plot meritë e mposhtën ekipin e Vushtrrisë.
Drita që këtë ndeshje ka aplikuar mbrojtje të fortë, në pjesëlojën e parë nuk ka pranuar më shumë se 13 gola dhe për këtë se pa dyshim më meritori është portieri Arbër Sylejmani, që me pritjet e tija bëri që mysafirëve t’u vështirësohet puna, derisa në sulm gjilanasit ishin shumë më të saktë, dukë shënuar 16 herë.
Me ritëm të tillë ndeshja është zhvilluar edhe në pjëslojën e dytë dhe tashti enigmë e pazgjidhur për vushtrrias ishin Sali Maxhera e Labinot Gubetini, të cilët u përkrahën edhe nga hendbollistë të tjerë, andaj në fund të takimit Drita ngadhënjeu me rezultat 33:25.
Drita në tabelë është në pozitën e tretë, me 6 pikë të tubuara nga 3 ndeshje, kjo për shkakun se gjilanasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se Kastrioti që është e para.
KH Drita sivjet shumë e fortë
Ndani këtë artikull