Çmimin e audiencës e rrëmbeu filmi nga Kosova “Nëntor i ftohtë” në Zurich Film Festival, ku prezent në premierë ishin regjisori Ismet Sijarina dhe producenti e aktori Fatmir Spahi
Pas prezantimit të suksesshëm në premierën e tij, filmi shqiptar, “Nëntori i Ftohtë” ka fituar Çmimin e Publikut në Festivalin e Filmit në Cyrih “Zurich Film Festival”, shkruan albinfo.ch.
Ky festival ka ndarë çmimet sonte, derisa filmi shqiptar ka fituar një çmim shumë të rëndësishëm.
Kur ishte dhënë premierë, publiku zviceran për minuta të tërë e kishte duartrokitur, kurse tani fiton një nga çmimet kryesore të këtij Festivali, që është njëri ndër më të njohurit në Evropë.
“Selektimi në konkurencë zyrtare është verifikim për vlerën artistike të filmit, por shperblimi i publikut është ri-verifikim se audienca e gjerë bashkndjenë me rrefimin tonë. Ndjehem i nderuar dhe i falenderoj, të gjithë ata që e pëlqyen dhe votuan filmin tonë. Përjetësishtë mirënjohës!”, u shpreh regjisori Sijarina, shkruan albinfo.ch.
Ndërsa producenti Spahiu tha se ky çmim është i veçant për shumë arsye: “E para është çmimi i parë për filmin, i pari për mua si producent, dhe krejt në fund vjen nga një audiencë e kombinuar Shqiptaro-Zvicerane të cilët në mënyrë të barabart e bashkëndjenë filmin. Falemderit të gjithëve që votuat.”