Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin për daljen në shitje të biletave për ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova do të luajë të enjten më 11 tetor ndaj Maltës në ndeshjen e tretë të grupit 3.
Kjo ndeshja është e paraparë të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.
Për këtë ndeshje FFK ka njoftuar opinionin se shitja e biletave do të fillojë të hënën më 8 tetor prej orës 17.00, por nuk është njoftuar çmimi i tyre.
Shitja e tyre do të bëhet në dyqanet e kompanisë IPKO, ndërsa do të ketë edhe disa rregulla që do të aplikohen së pari herë.
Pikat e shitjes
Perandori Justinian nr.16 Prishtinë, Pejton 38349700700
Rr. Sali Ceku nr.22, Prishtinë Dardania 38349700700
Sheshi Nëna Tereze (përballë bustit të Nënës Terezë) Prishtinë Qendra Prishtinë 38349700700
Rr. Latif Hasani përballë Kuvendit Komunal, Ferizaj 38349700700
Rr.Adem Jashari afër Meridian në qendër, Gjilan 38349700700
Bulevardi Shemsi Ahmeti 24 Mitrovicë 38349700700
Rr. Nëna Tereza nr. 414 Gjakovë 38349700700
Eliot Engel nr.61, Pejë 38349700700
Rezmi Ademaj nr. 34 Prizren 38349700700