Katër persona janë arrestuar lidhur me sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad që ndodhi mes natës së shtune dhe diele, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, shkruajnë mediat serbe.
“Pas hetimeve policia ka arritur të identifikojë të gjithë sulmuesit që kanë rrahur dy të rinjtë shqiptarë, me ç’rast i ka arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepër penale. Gjatë arrestimit policia i ka gjetur edhe teshat e të dyshuarve që i kanë pasur veshur në natën e sulmit, gjë që janë dëshmi të forta për gjykatën”, ka shtuar Stefanoviq.
Kujtojmë se shqiptarët G.B. dhe Ç.M, që të dy 19-vjeç janë rrahur brutalisht në rrugën Futoshka në Novi Sad.