Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që në seancën e së enjtes të diskutohet për transformimin e FSK-së në ushtri, raporton “Zëri.info”.
Me këtë rast, gjatë së enjtes kuvendi do t’i shqyrtojë në parim tri projektligjet për transformimin e FSK-së, të miratuara tashmë nga qeveria e Kosovës.
Me këtë rast, kryetari i kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se ushtria do të bëhet gjatë vitit 2018.
“Ushtria e Kosovës do të kryhet brenda këtij viti. Duhet të shkojmë me mençuri dhe maturi që ta kryejmë brenda këtij muaji”, theksoi ai.
Ndërkohë, edhe LDK e LVV kanë pohuar tashmë se do të marrin pjesë në këtë seancë.