Kalimtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sidomos natën, kur kalojnë mbi pjesën e mbuluar të lumit “Mirusha”, prapa Hotelit “Kristal”, në Gjilan, sepse mund të përjetojnë befasi të pa këndshme…!
Janë këtu dy puseta të cilat vazhdimisht paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, veçmas fëmijëve. Njëra prej tyre gjysmë e mbuluar, kurse tjetra tërësisht e hapur.
Pra, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse, ndryshe na pret rreziku që mund të na kushtojnë edhe me jetë…!
Nga ana tjetër, do të ishte mirë që zyrtarët e institucioneve përkatëse të dalin për të parë situatën e krijuar, me qëllim që të evitohen rreziqet.
Por, edhe që të intervenohet sa nuk është bërë vonë, apo më mirë thënë, sa nuk ka ndodhë më e keqja./GJILANI.INFO/