Kjo është 22 vjeçarja Deniza Miftari e lindur në Gjilan, e cila sot ia ka dalë të bëjë realitet ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Roeselare, qytetit ku jeton që prej moshës 3 vjeçare kur emigroi në Belgjikë.
“U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithve atje lart qe ‘qiki vogel’ është zgjedh assamblistja me e re e komunes se Roeselares”, shkruan 22 vjeçarja e cila këtë sukses ia dedikon babait të saj të ndjerë.
“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar motivin tim për pjesëmarrje ne këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin. Deshira jote më e madhe ishte t’a përjetoje edhe këtë kapitull timin por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove ne gjithqka qe bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithqka. Do e jipja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjith kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë qe e kam për ty.
Babi, edhe pse më mungove gjat kampanjës dhe gjat fitores mbrëmë e di qe ishe me mua sepse ne asnjë moment nuk u ndjeva e vetme. U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithve atje lart qe ‘qiki vogel’ është zgjedh assamblistja me e re e komunes se Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty.
Faleminderit per dashurine tende dhe per besimin e pafund. Ti je frymemarrja ime dhe gjithmone do jesh arsyja qe do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj.
Te dua. Te dua o jetë”, thotë Deniza në mesazhin për të gjithë miqtë e saj.
22-vjeçarja kandidoi për partinë e gjelbërGROEN në qytetin Rosellare dhe ia doli të fitojë. Ajo ka studiuar për shkenca sociale.