Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka shkruar në FB-në e tij se deri në fund të vitit 2025, Prokuroria Speciale ka ngritur 80 aktakuza për krime lufte ndaj 260 personave, ku thekson se në krye të kësaj prokurorie është Blerim Isufaj.
Tutje, Behrami shkruan se “së fundmi, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 35 ish-zyrtarëve dhe komandantëve serbë për krimet në Prekaz, përfshirë vrasjen e civilëve shqiptarë në lagjen e Jasharajve”.
“Por Isufaj nuk është përplasur vetëm me kriminelët serbë”, vijon ai.
E ndaj tij ka reaguar deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni e cila thekson se ai po e mbron Prokurorinë e po e sulmon kryeministrin Albin Kurti.
Behrami thotë se Prokuroria Speciale ka hetuar dhe proceduar edhe zyrtarë të lidhur me pushtetin e Albin Kurtit.










