Gjatë seancës së sotme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një moment të caktuar i ka thënë nënkryetarit njëherësh edhe kryesues i seancës, Xhavit Halitit “A je në gjumë a qut?” raporton “Zeri.info”.
Me këtë rast Haradinaj i tha Halitit “A je në gjumë a cka, a po e sheh çka po ndodh”, pyeti ai Halitin.
Ndërsa nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ia ktheu, Haradinaj “Këqyri punët e tua, unë nuk jam argat i askujt, as i Qeverisë as i askujt”.
Këto replika mes Halitit dhe Haradinajt erdhën pasi në tentim të parë nuk kaloi kërkesa e LDK-së që projektligjet për ushtrinë të jenë në fillim të rendit të ditës. Haradinaj me këtë rast tha se shumica e deputetëve nuk kanë kartela, prandaj edhe u përplas me Halitin